PAS VDEKJES/ Mac Miller merr nominimin e parë në “Grammy” – AlpeGossip
PAS VDEKJES/ Mac Miller merr nominimin e parë në “Grammy”

PAS VDEKJES/ Mac Miller merr nominimin e parë në “Grammy”

Reperi i ndjerë Mac Miller ka marrë nominimin e parë Grammy, pikërisht tre muaj pasi u nda nga jeta.

Ai vdiq në shtëpinë e tij në Los Angeles nga mbidoza drogës.

Recording Academy njoftoi mëngjesin e së premtes nominimet e vitit 2019 dhe në listën për ‘Albumin më të mirë rep’ ishte puna e fundit e Miller në studio, “Swimming.”

Reperi lëshoi albumin më 3 gusht dhe ishte planifikuar që të bënte një turne në tetor.

Ish i dashuri i Ariana Grandes përballet me “Invasion of Privacy” të Cardi B, “Victory Lap” të Nipsey Hussel, “Daytona” të Pusha T dhe  “Astroëorld” të Travis Scott.

Çmimet Grammy 2009 do zhvillohen më 10 shkurt në CBS. Mes të nominuarve të tjerë janë Dua Lipa, Bebe Rexha, Chloe X Halle dhe Bradley Cooper.