NUK KALOI NË FINALEN E “KËNGËS MAGJIKE”/ Robert Aliaj reagon ashpër: Të korruptuar për shumë pak – AlpeGossip
NUK KALOI NË FINALEN E “KËNGËS MAGJIKE”/ Robert Aliaj reagon ashpër: Të korruptuar për shumë pak

NUK KALOI NË FINALEN E “KËNGËS MAGJIKE”/ Robert Aliaj reagon ashpër: Të korruptuar për shumë pak

Teksa mbrëmjen e kaluar Roberti ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, mori vesh se kënga e tij nuk ka kaluar në natën finale, pra nuk është pretendente për të fituar çmim. I Indinjuar nga kjo, këngëtari u shpreh se kënga për të cilën punoi 3 vite, u mposht nga muzika tallava.

“Kjo këngë ishte mënyra më e bukur për të konfirmuar gjithë angazhimin tim. Ne jemi fajtorë që të gjithë për këtë kaos që është ndërtuar sot. Ti ke gjithë artistët sot të korruptuar për shumë pak. Kjo këngë ishte unik, me mesazh për  kohën, nuk mund të injorohet.

Nuk po deliroj, është një këngë që justifikon të qenurit një këngë, sepse kënga është fjalë, teksti forca.

Ne kemi tre vite që punojmë dhe vimë e sfidohemi nga mbretëria e tallavasë. Unë nuk jam artist i ‘Instagramit’.

I bëj thirrje artistëve të lexojnë pak, të bëhen më të mençur sepse kjo muzikë tallava po bën një popull tallava dhe po eklipson këtë këngë kapitale, gjithë kjo armatë xhihadistash të tallavasë kanë kontribuar për të mposhtur këtë muzikë”,- u shpreh Roberti I revoltuar.

Tashmë është bërë zyrtare lista e finalistëve dhe ditën e sotme do të shpallet fituesi.