Arbana Osmani po i kalon këto ditë Gushti me pushime në bregdetin shqiptar. Moderatorja ndodhet në Karaburun, nga ku nuk kanë munguar fotot e videot.
Në një prej fotove, Arbana shfaqet e veshur me bikini ngjyrë të zezë dhe kapele. Komplimentat kanë qenë të shumta për moderatoren, e cila ndodhet në javët e fundit të shtatzënisë.
Arbana shoqërohet në pushime nga partneri Eduart Grishaj dhe djali i saj, Jon.
“E dua këtë vend” shkruan moderatorja në postimin e saj.