“SOT NJË DITË SHUMË E BUKUR”/ Pas Mozzik, Efi do të shfaqet në klipin e kësaj këngëtareje? (FOTO) – AlpeGossip
“SOT NJË DITË SHUMË E BUKUR”/ Pas Mozzik, Efi do të shfaqet në klipin e kësaj këngëtareje? (FOTO)

“SOT NJË DITË SHUMË E BUKUR”/ Pas Mozzik, Efi do të shfaqet në klipin e kësaj këngëtareje? (FOTO)

Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, duket se ka vendosur që të jetë më e tërhequr pas kësaj ekseperience. Ajo nuk ka dhënë shumë intervista, e gjithashtu nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale.

Mirëpo, kjo ka bërë që të jetë një nga banoret më të kërkuara, si për mediat ashtu edhe për reklamat.

Le të mos harrojmë se pas daljes së parë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Efi ishte protagoniste në klipin e “Mozzik” dhe tërhoqi shumë vëmendje. E mesa duket sërish do e shohim në një klip muzikor.

Dyshimet na u shtuan pasi Ronela Hajati publikoi një video ku shfaqet Efi duke u rregulluar. Gjithçka deri më tani është “ok”, por ne bëjmë lidhjen me një postim të bërë po sot nga Ronela ku tregonte se sot do xhironte 2 klipe.

Pas Mozzik, Efi do të shfaqet në klipin e kësaj

E pikërisht dje publikon Efin duke u rregulluar dhe bashkëngjitur me të shkruan:

“Sot një ditë shumë e bukur”.

E bëtë lidhjen apo jo? Gjithsesi ne jemi në pritje të projekteve të Ronelës e pse jo në pritje dhe të projekteve të Efit.