Kur gjërat ndodhin atëherë kur nuk e pret emocionet shtohet dhe akoma më shumër kur surpriza bëhet para syrit të publikut. Pietro Tartaglione mbajti premtimin duke i propozuar për martesë të fejuarës së tij Rosa Perrotta, pasi kjo e fundit u kthye nga Hondurasi.
Ata u njohën gjatë emisionit të Maria De Filippi-t, “Uomini e donne”, në 2017-n dhe propozimi ndodhi në finalen e spektaklit “L’Isola dei famosi”, që u transmetua të hënën.
“Emocioni është më i fortë se ditën e zgjedhjes. Kjo distancë, duke qëndruar larg teje, boshllëku i pakalueshëm që solli çdo moment, më konfirmon se je gjithçka që dua dhe gjithçka për të cilën kam nevojë dhe mbi të gjitha se asgjë nuk ka kuptim nëse nuk je pranë meje dhe për këtë … Rosa dëshiron të martohesh me mua?”, ishte propozimi i Pietro Tartaglione.
Ajo e emocionuar u mbështet në kolltuk dhe pyeti, “E ke seriozisht?”, para se të jepte përgjigjen e saj finale:
“Dashuria ime, por ti je i çmendur, natyrisht po! Sidoqoftë, unë do të rri këtu sot”.