Suada jep një këshillë për nënat e reja: Si të rrisni vajza të pavarura – AlpeGossip
Suada jep një këshillë për nënat e reja: Si të rrisni vajza të pavarura

Suada jep një këshillë për nënat e reja: Si të rrisni vajza të pavarura

Ajo ka vetëm pak kohë që është bërë nënë e një vogëlusheje dhe që tani, Suada Sherifi po e mëson vajzën të bëhet e pavarur.

Ish-miss Shqipëria ka dhënë një këshillë për nënat e reja në profilin e saj në Instagram. Ajo ka publikuar një video ku shihet teksa monitoron Deizin që po ushqehet vetë:

“Është shumë e rëndësishme që fëmijët të mësojnë të ushqehen vetë, i ndihmon të ndihen disi të pavarur dhe ndërkohë që luajnë edhe ushqehen!”, shkruan Suada.

Si të gjithë fëmijët edhe Deizi nuk e pranon gushoren, por kjo gjë nuk është aspak problem për Suadën, e cila nuk ka asgjë më të mirë për të bërë se t`i kushtojë kohë vogëlushes së saj:

“Mami nuk ka gjë më të bukur për të bërë sesa të merret me lulen e vet”, shkruan Suada.