NUK KA LIDHJE ME FERON/ Vëllai i reperit të njohur ndalohet nga policia para një lokali – AlpeGossip
NUK KA LIDHJE ME FERON/ Vëllai i reperit të njohur ndalohet nga policia para një lokali

NUK KA LIDHJE ME FERON/ Vëllai i reperit të njohur ndalohet nga policia para një lokali

Fero u kërcënua pak ditë më parë nga vëllai i Unikkatil-it, Mentor Palokaj, i cili kërkoi një përballje me reperin e ri.

Por mbrëmjen e së premtes Mentori mësohet se u ndalua nga Policia e Kosovës.

Ngjarja mësohet se nuk ka lidhjen me Feron, por sipas “Prive” ndalimi i tij lidhet me historitë e mëparshme.

“Gjithçka ndodhi përpara një prej kafeneve të kryeqytetit. Fjala është për ngjarje të mëparshme”, ka thënë një burim.

Ai është i njohur nga drejtësia vendase, pasi vitin e kaluar vëllai i reperit Unikkatil u dënua me 1 vit burg bashkë me Krenar Çoçajn pasi dhunuan një person në një klub nate.