MË NË FUND E THA/ Flori Mumajesi zbulon se kujt i dedikohet kënga “Plas” (FOTO) – AlpeGossip
MË NË FUND E THA/ Flori Mumajesi zbulon se kujt i dedikohet kënga “Plas” (FOTO)

MË NË FUND E THA/ Flori Mumajesi zbulon se kujt i dedikohet kënga “Plas” (FOTO)

Pas prezantimit të këngës “Plas” në festivalin “Kënga Magjike”, në rrjetet sociale si dhe në media, u ngritën dyshimet se kënga mund të jetë një dedikim i kantautorit Flori Mumajesi për një lidhje të tij dashurie që nuk pati fundin e lumtur. Por në një intervistë në prapaskenën e festivalit për “Abc News”, Mumajesi sqaroi se kënga nuk është dedikim për askënd!

Madje, lajmet e publikuara deri më tani që e lidhnin me një emër të caktuar, i ka cilësuar si “fake news”. Nga ana tjetër, këngëtari nuk la pa përmendur faktin se kënga është mirëpritur edhe nga njerëzit të cilët janë në një lidhje të lumtur dashurie, por kur kanë dëgjuar këngën, kanë vuajtur bashkë me të.

Sakaq, disa orë përpara se të ngjitet të performojë këngën “Plas” në skenën e “Këngës Magjike”, Flori komunikoi drejtpërdrejt me fansat e tij në “Instagram”, duke theksuar se kjo është kënga e të gjithëve.

“Kjo këngë nuk është vetëm kënga ime. Është kënga e të gjithë atyre që kanë dashuruar dhe dashurojnë vërtetë. Dashuria i jep kuptim jetës”. – shkruan këngëtari.

Ditën e djeshme, Flori Mumajesi u shfaq në gjendje jo shumë të mirë shëndetësore, teksa zbuloi në rrjetet sociale se po merrte serum. Por gjatë mbrëmjes, ai u shfaq në publikun e “Këngës Magjike” duke treguar se nuk ishte asgjë serioze.