“Mirë me vjehrrën, mirë me burrin…”! Kjo është marrëdhënia e të famshmeve shqiptare me “mamat” (FOTO) – AlpeGossip
“Mirë me vjehrrën, mirë me burrin…”! Kjo është marrëdhënia e të famshmeve shqiptare me “mamat” (FOTO)

“Mirë me vjehrrën, mirë me burrin…”! Kjo është marrëdhënia e të famshmeve shqiptare me “mamat” (FOTO)

Figura e nënës gjithmonë përshkruhet me dashuri dhe ëmbëlsi. Të njëjtat nëna më pas bëhen vjehrra dhe sakaq skema përmbyset. E sidomos në rastet kur nusja dhe vjehrra duhet të jetojnë nën të njëjtën çati, komplikimi i situatës është më i mundshëm. Por çfarë marrëdhënie kanë të famshmet shqiptare me vjehrrat e tyre?

Aurela Gaçe e ka shprehur gjithmonë marrëdhënien e saj të mirë me vjehrrën. Vetëm para disa kohësh Aurela postoi një foto ku shuhet së bashku me Gracen dhe vjehrrën, të cilën e cilëson si një vjehrrë kinge. Ato e surprizojnë vazhdimisht njëra-tjetrën dhe këtë na e bën të ditur Aurela nëpërmjet postimeve të ndryshme që bën në rrjetet sociale.

 

Artjola Toska është mjaft diskrete përsa i takon jetës private, por në një nga puntatat e “Xing me Ermalin” ajo ka rrëfyer edhe marrëdhënien që ka me vjehrrën. Duke marrë shkak nga kënga “Vjehrrën duaje si nënë”, Ermali e pyeti këngëtaren se si e ka marrëdhënien me vjehrrën.

Këngëtarja tregoi se ka marrëdhënie të mirë me vjehrrën teksa shtoi se nuk ka patur nevojë ta zbuste pasi sipas saj ajo ka qenë e butë vetë.

Vjehrrën time s’kisha nevojë ta zbusja, se është e mirë, është e dashur dhe s’kishte nevojë ta zbusja se ishte vetë e butë”, ka thënë Toska.

Marina Vjollca vetëm pak kohë më parë kurorëzoi dashurinë e saj me reperin e njohur, Getoarin. Me vjehrrën e saj patëm mundësinë të prezantoheshim gjatë publikimit të fotove të martesës së tyre. Marrëdhënien e mirë si vjehërr-nuse midis tyre e kemi parë me statuset që ato i kanë dedikuar njëra-tjetrës në momentin që do startonte puntata e parë e emisionit “Cest la Vie”.

 

Zonja Florie Selimi është fansja më e madhe e Marinës, dhe e ka shprehur hapur mbështetjen për nusen e saj.

Luana Vjollca prej kohësh është në një lidhje me biznesmenin krenar Çotja, megjithëse asnjëherë as nuk e ka pranuar, as nuk e ka mohuar publikisht. Në një nga puntat e emisionit të saj “Shiko kush Luan”, ajo ka dhënë një mesazh të nënkuptuar për vjehrrën e saj.

Gjatë një loje në emisionin “Shiko Kush Luan”, Luana ka marrë një zonjë nga publiku për t’u bërë pjesë e rubrikës së fundit. Zonja që ka dalë në skenë quhej Lume, dhe Luana duke menduar se nuk kuptohet ka thënë diçka për këtë emër.

Zonja Lume, unë vdes për këtë emër dhe kam një arsye përse”, ka thënë Luana gjatë emisionit.

Ndërkohë është zbuluar se mami i Krenarit e ka emrin Lume, dhe me sa duket Luana paska një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën e saj.

Floriana Garo na befasoi të gjithëve me ndryshimet e shpejta që bëri në jetën e saj. Pasi u fejua, ajo u zhvendos të jetonte në Gjenevë krahë partnerit të saj Enis Daci. Ndërkohë që tashmë është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt pitet të bëhet nënë e një vajze.

Vjehrra e Florianës është kryetarja e partisë “Alenaca Kuq e Zi”, zonja Lumturi Ratkoceri, e cila në një intervistë ka folur edhe për marrëdhënien e saj me moderatoren.

 

Unë dhe Floriana as që e kemi parë ndonjëherë raportin tonë me syrin e vjehrrës dhe nuses. Ne jemi prej një viti dhe marrëdhënia jonë është e dy mikeshave të mira që e vlerësojnë dhe e respektojnë shumë njëra-tjetrën”, u shpreh politikania e njohur për Florianën.

Venera Lumani dhe Lindi Islami kanë një histori të gjatë dashurie, e cila ka nisur në televizion. Çifti prej disa kohësh ka nisur edhe bashkëjetesën në shtëpinë e tyre të re. E ftuar në emisionin “Thumb” Venera ka zbuluar edhe marrëdhënien speciale që ajo ka me mamin e Lindit.

 

Ah super! Është shumë e mirë! Mamaja e Lindit ka një vajzë, motra e Lindit është një super vajzë dhe tani për momentin jemi bërë dy vajza.”, tha Venera.

Ndër të tjera këngëtarja zbuloi edhe një dëshirë të madhe që ka vjehrra për të dhe Lindin.

Po plakemi, na e bëni një nip, na e bëni një mbesë. Por e di që ata e dinë vet që ne do ta bëjmë më të mirën që është për familjen tona”, është shprehur Venera.

Zajmina Vasjari tregohet shumë e kursyer në zbulimin e detajeve për jetën e saj private. E ftuar në një nga puntatat e emisionit “Thumb”, ajo zbuloi edhe marrëdhënien e saj me vjehrrën. Edhe në këtë rast u tregua e rezervuar, por arritëm të kuptojmë se ajo ka një marrëdhënie të mirë me vjehrrën.

 

Nuk kam shumë dëshirë të flas për marrëdhëniet e familjes. Vjehrri dhe vjehrra ime nuk jetojnë në Shqipëri, jetojnë jashtë, në Itali. Megjithatë, kam një marrëdhënie shumë të mirë….” , tregoi ajo.

Nëse e konsideron veten me fat për faktin që prindërit e partnerit nuk jetojnë me të, Zaimina tha se nuk përbën ndonjë ndryshim të madh.

“Njësoj është edhe po të ishin këtu. Do ishin mësuar me mua. Unë derën e kam të hapur…” tha ajo.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha prej kohësh janë bashkë, megjithëse ende nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre. Ata kanë nisur bashkëjetesën dhe ndihen shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit.

E ftuar në emisionin “Rudina” , blogerja e njohur ka rrëfyer se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën e saj, zonjën Liri Berisha.

Unë e kam shumë, shumë për zemër. Ajo është një zonjë që më mirëkupton. Sepse jo të gjithë prindërit mund të bëjnë këtë. Në fillimet e mia, edhe prindërit e mi mund të kishin rezerva për punën time, por ajo më mbështet gjithmonë, e vlerëson punën që bëj”, ka thënë Armina.

Duke qenë se zonja Liri e mirëkupton për punë që bën Armina, kjo do të thotë që ato kanë ndërtuar një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

E ndiej më shumë si mikeshë, është një gjë shumë speciale për mua”, ka thënë blogerja e njohur.

Dafina Zeqiri prej kohësh është në një lidhje me dominikanin Jose. Lidhja e tyre po shkon aq mirë saqë para disa kohësh këngëtarja postoi edhe disa foto me vjehrrën e saj të ardhshme. Në përshkrimin e fotos Daffi na ka thënë se ka darkuar me vjehrrën e saj.

Orinda Huta dhe Turja Hyska janë një ndër çiftet shqiptare më të konsoliduar. Ata tashmë e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre edhe me martesë. Gjithmonë Orinda ka folur me superlativa pozitive për vjehrrën, duke zbuluar edhe marrëdhënien e mirë që ajo ka me të.

Kohë më parë, mamaja e Turit, ka postuar në faqen e saj të “Facebook”-ut një foto të Orindës, të cilën e ka shoqëruar më një mbishkrim që do ta dëshironte çdo nuse.

Vajza që më mungonte për të shijuar një vajzë…” ka shkruar zonja Elida Hyska, ndërsa komenti i Orindës ka qenë i menjëhershëm; “ Të kam xhan, ti e di”.