U çuditët nga emri që Kimi i vendosi vajzës, por edhe ky çift shqiptar ka bërë të njëjtën gjë – AlpeGossip
U çuditët nga emri që Kimi i vendosi vajzës, por edhe ky çift shqiptar ka bërë të njëjtën gjë

U çuditët nga emri që Kimi i vendosi vajzës, por edhe ky çift shqiptar ka bërë të njëjtën gjë

Me siguri të gjithë u çuditët kur morët vesh se Kim Kardashian, fëmijën e saj të tretë, e ka quajtur Chicago, një emër që nuk e dëgjojmë shpesh. Por çifti kanë pasur një arsye për këtë përzgjedhje emri.

Sipas teorive të fansave, Kim dhe Kanye i kanë vendosur këtë emër vajzës sepse Kanye është nga Chicago dhe ka jetuar atje për disa vite. Qyteti i Chicagos ka një vend të veçantë në zemrën e reperit dhe këngën “Homecoming”, ai ja ka kushtuar pikërisht këtij qyteti.

Mirëpo që një çift i famshëm i vendos fëmijës emër qyteti nuk është hera e parë që dëgjoni, pasi kështu ka vepruar edhe Sara me Ledionin. Çifti shqiptar e kanë quajtur djalin e tyre London Noor dhe gjithashtu edhe ata e kanë pasur një arsye.

“London, sepse është vendi ku babai yt dhe unë kultivuam dashurinë për njëri-tjetrin; Noor, sepse ti je drita e jetëve tona dhe sepse Noor (Dritë)+Itan= Dritan”, tregoi Sara pak kohë më parë.