“UNË NUK JAM KOMANDUAR…”/ Sindi sqaron çështjen e skenarit në “Për’Puthen” dhe hedh thumba për dyshen Tea-Andi (FOTOT) – AlpeGossip
“UNË NUK JAM KOMANDUAR…”/ Sindi sqaron çështjen e skenarit në “Për’Puthen” dhe hedh thumba për dyshen Tea-Andi (FOTOT)

“UNË NUK JAM KOMANDUAR…”/ Sindi sqaron çështjen e skenarit në “Për’Puthen” dhe hedh thumba për dyshen Tea-Andi (FOTOT)

Pas bëmave të fundit në emisionin “Për’puthen”, publiku është i bindur më shumë se kurdoherë që ky program është me skenar.

Madje, disa ndjekës të vëmendshëm kanë vënë re një detaj në foton e fundit të Sindit, e cila ka pozuar me pastorin Akil Pano.

Ndjekësit e “kryqëzojnë” konkurrenten për faktin që në foto mban një skenar në dorë, ndaj Sindi i është dashur t’i përgjigjet akuzave se në “Për’puthen” ndjek një skenar.

“Pse i kishe ato fletat në dorë kur dole në fotografi, Apo skenari i Olsës.”- e pyet dikush.

“Nuk e di se si t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Dua të dini diçka, unë kurrë nuk jam “komanduar” nga askush për asgjë që kam bërë. Jam aq e zonja për veten time sa të mos lejoj këtë gjë, ashtu si çdokush nuk do e lejonte të ishte lodra e dikujt në ditët e sotme. Për aq kohë sa unë jam në emision, nuk kam parë asnjë skenar dhe shpeshherë edhe jam habitur nga rrjedha e ngjarjeve. Askush nuk më ka detyruar të them apo të bëj diçka që unë nuk kam dashur. Përkundrazi, kanë qenë afër meje në çdo moment kur unë kisha nevojë sepse po merrja sulme nga publiku që atëherë nuk i përballoja dot. Kështu që ju lutem që kurrë më të mos bëheni preja e lehtë e disa personave vetëm për famë, sepse ashtu si ju gënjyen, ashtu do t’ju gënjejnë. Kaq kam për të thënë.”- shkruan Sindi, duke iu referuar dyshes Tea-Andi.