“U SHPËRNGULËN ME DHUNË NGA SERBËT”/ Beniada tregon se pse përdor mbiemrin e nënës – AlpeGossip
“U SHPËRNGULËN ME DHUNË NGA SERBËT”/ Beniada tregon se pse përdor mbiemrin e nënës

“U SHPËRNGULËN ME DHUNË NGA SERBËT”/ Beniada tregon se pse përdor mbiemrin e nënës

Ajo njihej vetëm si modele, por pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP” Beniada Nishani u bë mjaft e dashur për publikun shqiptar.

Së fundmi, modelja seksi ka vendosur që t’u kthejë përgjigje disa prej pyetjeve që fansat e shumtë i kanë bërë. Duket se disa nga ndjekësit kanë dashur të dinë se pse në rrjetet sociale mban mbiemrin e mamit “Jakiç”.

Ajo ka treguar se në karrierën e saj në Itali, përveç mbiemrit Nishani, ka dashur të ketë dhe një emër arti dhe si pasojë prezantohet si Beniada Jakiç.

“U shpërngulën me dhunë nga serbët”/ Beniada

“Në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, vendosa të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakiç (mbiemri i nënës sime). Jakiç vjen nga muhaxhirët shqiptarë të Bosnjës, të cilët u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre nga serbët. Dhe Jakiçin e përdor si mbiemër në formë figurative, në prezantimet e mia si modele”, ka sqaruar ish-banorja e BB VIP.