Flet e dashura e Amos Zaharisë: Kur zihemi i kërkoj këshillë Yllkës! – AlpeGossip
Flet e dashura e Amos Zaharisë: Kur zihemi i kërkoj këshillë Yllkës!

Flet e dashura e Amos Zaharisë: Kur zihemi i kërkoj këshillë Yllkës!

Dashuri jashtë skenës së teatrit, nisur në një mbrëmje pranvere.
Ky është fillimi i një historie të bukur ndjenjash mes dy personave të njohur për “showbiz”-in shqiptar. Gigliola Haverinku, vokalistja e “Hot Club Tirana” na rrëfen në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare” historinë e saj me Amos Zaharian, djalin e aktores së njohur të ekranit, Yllka Mujo.

Ajo gjithashtu na tregon prapaskenat e një lidhjeje me një aktor të teatrit, si dhe marrëdhëniet që ka me kunatën dhe me vjehrrën e saj. A ndërhyn Yllka Mujo kur ata grinden?

Jeni një nga çiftet më simpatikë të momentit, si lindi gjithçka mes jush?

Universi vendosi të na bënte të takoheshim një mbrëmje të bukur pranvere dhe çdo gjë pasoi pas asaj dite.

Si nisi pasioni juaj për muzikën? A ka qenë ky pasioni kryesor i juaji?

Pasioni im për muzikën lindi që në moshën 6-vjeçare, kur babi më bleu një kasetë të Britney Spears. Më pas u bë një pjesë e pandashme e imja, muzika është pasioni im i parë.

Ju jeni duke vazhduar studimet për psikologji klinike. Pse pikërisht këtë degë? A e ke analizuar ndonjëherë Amosin nga kjo anë?

Zgjodha të vazhdoja studimet për psikologji të përgjithshme dhe më pas specializimin për psikologji klinike, pasi kam qenë gjithmonë e tërhequr nga mendja njerëzore dhe për të kuptuar se si shfaqen çrregullime të caktuara si pasojë e traumave dhe situatave të ndryshme që një individ mund të ketë kaluar më parë. Tashmë u bënë 3 vjet që jam diplomuar dhe punoj për pasionin tim të dytë, jo me Amosin pasi ka konflikt interesi (qesh).

Sa mund të zgjasë maksimumi i zënkës mes jush?

Shumë pak. Parapëlqejmë t’i zgjidhim keqkuptimet e mundshme aty për aty.

Si është të jesh e dashura e një aktori? A ka xhelozi mes jush?

Është si të jesh e dashura e një personi me çfarëdo profesioni tjetër. Amosi thotë: “Ka aktorë që janë aktorë në teatër dhe ata të cilët janë në jetë” dhe Amosi është në teatër.

Kush është më tepër xheloz? Si e shfaq?

Xhelozia? Po, shfaqet ndonjëherë, (qesh). Mund të them se njëlloj, por unë mbase e shfaq më shumë.

Cili është ai që toleron më tepër nga ju të dy në lidhje? Kush është më kokëfortë?

Këtu përplasemi shpesh, pasi të dy jemi shumë kokëfortë. Por Amosi është më shumë tolerant dhe i durueshëm në këtë pikë.

Si ka qenë takimi me mamin e Amosit, Yllka Mujon? Keni pasur emocione? Veçoni ndonjë moment sikleti apo të veçantë në takimin tuaj?

Tashmë kanë kaluar vite dhe takimi i parë duket i largët. Di të them që kam qenë shumë rehat dhe pa siklete.

Kur keni debate me Amosin, a ka raste që ndërhyn Yllka? A ke folur me të pas ndonjë zënke?

Jo, nuk ndërhyn aspak. Vetëm kur unë vendos ta flas me të dhe të marr ndonjë këshillë nga ajo, gjë që e bëj shpesh.

Elia mund të quhet si kunata juaj apo…?

Po, patjetër.

Marrëdhënia e veçantë me Yllkën vihet re edhe në komentet mes jush. Si lindi ideja e epiteteve kaq të veçanta që i flisni njëra-tjetrës?

Ne jemi të dyja tipe ledhatare. Epitetet lindën shumë natyrshëm.

Keni plane për fejesë apo diçka tjetër?

Planet tona janë të ndryshme dhe kryesorja është të  shijojmë rininë krah njëri-tjetrit dhe të bëjmë shumë udhëtime e aventura.