Enxhi Cuku tregon moderatoren shqiptare që NUK i PËLQEN: Është te Klani… – AlpeGossip
Enxhi Cuku tregon moderatoren shqiptare që NUK i PËLQEN: Është te Klani…

Enxhi Cuku tregon moderatoren shqiptare që NUK i PËLQEN: Është te Klani…

Aktorja Enxhi Cuku ka folur sot për aktrimin dhe eksperiencën e saj në filma.

E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, në “Report Tv”, Enxhi tha se është një nga ato aktoret që nuk kanë studiuar në “Akademinë e Arteve”, dhe shprehet se kjo është gjëja më korrekte pasi shkolla e aktrimit të prish ëndrrat.

“Kam pyetur rreth akademisë, si funksionon dhe nuk kanë qenë të kënaqur. Ndoshta akademia të prish ëndrrën ose edhe atë talent që ti mund të kesh . Është dikush që të mëson ty si të aktrosh, ndërsa unë mendoj se aktrimit nuk ke çfarë ti mësosh. Nëse një professor është i madh , është një brez tjetër , me filma të tjerë, ai është mendjembyllur, me një tjetër mentalitet, ai atë gjë do përcjellë edhe te brezi i ri. Ndoshta prandaj shumë aktorë dalin dhe thonë që “Oh filma kështu zhveshur nuk dalim dot” ose nuk e bëjmë dot këtë rolin se është turp”.

Më tej Enxhi tregoi se kush është aktorja e saj e preferuar, prezantuejsa më e mirë dhe ajo që nuk i pëlqen. Sa i përket kësaj të fundit, Enxhi nuk kishte një emër por tha se punon në tv “Klan”:

“Më pëlqen Esjola Pysqyli, ajo është e mirë si në paraqitjen fizike, ashtu edhe në taktikën e aktrimit. Prezantuesja më e mirë është Xhemi Shehu, ka atë emrin e mirë…Unë bazohem edhe në jetën reale të një personi kur i them këto fjalë, se si është ai edhe kur fiken kamerat. Jo të qeshin vetëm para kamerave. Nuk kam një emër se kush nuk më pëlqen por…atë te ‘Klani’, aty është dikush që nuk më pëlqen”.