VËMENDJE TË VEÇANTË/ Media maqedonase ka dy fjalë për Rashelin (FOTO) – AlpeGossip
VËMENDJE TË VEÇANTË/ Media maqedonase ka dy fjalë për Rashelin   (FOTO)

VËMENDJE TË VEÇANTË/ Media maqedonase ka dy fjalë për Rashelin (FOTO)

Sezoni veror ka qenë padyshim një nga më përrallorët për Rashel Kolanecin.

Aktorja dhe modelja simpatike nëpërmjet rrjeteve të saj sociale është parë tek sa ka udhëtuar në shumë vende të ndryshme ekzotike, gjithmonë duke na tunduar me fotot e saj.

Për këtë arsye ajo ka vendosur që të marrë pushime totale nga projektet e saja dhe kjo do të thotë gjithashtu edhe dëshirën për të qëndruar larg syrit mediatik.

Mirëpo, në “InstaStory”, Rashel ka publikuar një artikull e shkruar nga media maqedonase ulica.mk.

Në këtë shkrim është bërë një profil “I moderatores seksi që ka mbledhur mbi gjysmë milioni njerëz në rrjete sociale”.

Në të flitet se Rashel është një moderatore e re, e cila sipas medias arrin të mbledhë goxha vëmendje me fotot e saj seksi dhe pushimet luksoze.

Më tej shkruhet për të shkuarën e Rashel, se ajo ka qenë një kampione kickbox-i dhe është e apasionuar pas palestrës, duke shpjeguar edhe format bombastike që ka.