I lumtur që është gjallë/ Adoleshenti me 95% të trupit të djegur synon të bëhet model (VIDEO) – AlpeGossip
I lumtur që është gjallë/ Adoleshenti me 95% të trupit të djegur synon të bëhet model (VIDEO)

I lumtur që është gjallë/ Adoleshenti me 95% të trupit të djegur synon të bëhet model (VIDEO)

Një adoleshent, që për pak nuk doli i gjallë nga një zjarr që i la djegie të rënda në trup, po shpreson që një ditë të bëhet model.

Trupi i 18-vjeçarit, Johnny Quinn, është 95% i djegur nga një zjarr që ra në shtëpinë e tij. Ai ka luftuar shumë që ta pranonte veten ashtu siç është dhe tashmë do që të frymëzojë të tjerët që vuajnë nga pasiguritë.

Johnny rrëfen se ndihej sikur ishte një monstër dhe mendonte se nuk duhej të kishte miq pasi të gjithë trembeshin sapo ta shikonin. Por, pas një kohe të gjatë ai mësoi që ta donte veten dhe të ishte mirënjohës që ishte gjallë.

Ai tregon:

Arrita të kuptoj që besimi është një zakon, nuk është një veçori e personalitetit, është diçka për të cilën duhet të punosh. Në vend që të dilja në pasqyrë çdo ditë dhe të shihja diçka që urreja, fillova të shihja atë që mund të përmirësoja dhe atë që mund ta pranoja.”
Tashmë që ai i ka kaluar të gjitha sfidat me veten dëshiron që të bëjë një karrierë si model dhe është i vendosur t’i shkojë deri në fund.

Johnny, që ishte vetëm katër vjeç në kohën e aksidentit, po luante në momentin që qeni i shtëpisë rrëzoi një qiri i cili shkaktoi një zjarr të madh. Që prej asaj dite, jeta e Johnny-t ndryshoi tërësisht.