KONTURIMI DEL JASHTË MODE/ Mario Dedivanovic zbulon trendet e reja të “make up-it” (FOTO) – AlpeGossip
KONTURIMI DEL JASHTË MODE/ Mario Dedivanovic zbulon trendet e reja të “make up-it” (FOTO)

KONTURIMI DEL JASHTË MODE/ Mario Dedivanovic zbulon trendet e reja të “make up-it” (FOTO)

Grimieri me origjinë shqiptare, Mario Dedivanovic është një ndër më të njohurit dhe më me ndikim në rrjete sociale. Vajzat më të njohura në botë duke filluar nga familja Kardashian, Katy Perry, Ariana Grande e shumë të tjera i besojnë ‘look’-un e tyre Marios.

Tashmë ai renditet ndër grimierët kryesorë që përcaktojnë trendet më të fundit të ‘make up’-it. Ai mund të cilësohet si ‘babai i konturimit’, sepse ka qenë ndër të parët që filloi të përdorte teknikën e konturimit në ‘make up’. Në një kohë shumë të shkurtër të gjitha vajzat në mbarë botën e përqafuan menjëherë këtë trend. Megjithatë mesa duket “epokës së konturimit” i ka ardhur fundi dhe tani duhet të njiheni me trendet e reja të ‘make up’-it. Në një intervistë për ‘Style Exclusive’ Mario ka thënë se tani duhet të shkojmë drejt ‘look’-ut natyral dhe me shkëlqim. Ai ka treguar se mund të përdorni ‘highlighter’-in në të gjithë fytyrën dhe në pjesën e dekoltesë për një shkëlqim të butë. Mario ka shtuar se ‘make up’-i që Meghan Markle kishte zgjedhur në dasmën e saj ishte fantastik dhe ishte një mënyrë e mirë për të treguar se dhe natyralja është e bukur. Dedivanovic ka thënë se kjo është shumë herë më praktike se sa të krijosh një fytyrë si skulpturë.