Mediat amerikane njoftuan të premten se është ndarë nga jeta Anthony Bourdain, personazhi i njohur i televizionit amerikan. 61 vjeçari Bordain kuzhinier i famshëm, ishte drejtuesi i emisionit që shfaqet në rrjetin televiziv CNN “Parts Unknown”, fokusuar tek ushqimi, udhëtimet dhe zhvillimet social-politike në pjesë të ndryshme të botës. Ai është gjetur i vetëvarur në një dhomë hoteli në Francë, në Strasburg, ku ndodhej për të kryer xhirime për një nga episodet e radhës së emisionit të tij.
Ndërkohë TMZ bën me dije se për herë të fundit ai është parë në një lokal në Francë teksa ishte duke ngrënë dhe ushqimin e tij e kapostuar dhe në rrjetet e tij sociale.
Bourdain ishte babai i një vajze 11 vjeçare./AlpeNews.al