Ngjarja e veçantë për Albana Osmanin: Ndryshoi jetën time dhe më bëri të reflektoj për… – AlpeGossip
Ngjarja e veçantë për Albana Osmanin: Ndryshoi jetën time dhe më bëri të reflektoj për…

Ngjarja e veçantë për Albana Osmanin: Ndryshoi jetën time dhe më bëri të reflektoj për…

Albana Osmani me nismën e saj ‘Ti je një luledielli’, ka treguar se çdokush që ka dëshirën e mirë mund të bëjë një ndryshim rrënjësor në jetën e shumë personave. Moderatorja simpatike është përfshirë herë pas herë në nisma bamirësie, të cilat në shumicën e rasteve kanë pasur si synim ndihmën ndaj fëmijëve në nevojë.

Rreth 3 vite më parë nëpërmjet ‘Instagram’-it të saj, Albana ndau me të gjithë ndjekësit një nismë ndërkombëtare, në të cilën përfshiheshin nga 5 personazhe të njohur nga çdo shtet. Albana Osmani ishte një ndër personazhet e përzgjedhur nga Shqipëria dhe nëpërmjet një kukulle në miniaturë u mblodhën para për të ndihmuar Shtëpinë e Foshnjes në Tiranë. Moderatorja ka sjellë në kujtesë këtë ngjarje të veçantë dhe e ka cilësuar si organizimin që i ka ndryshuar jetën e saj për mirë. Albana ka publikuar në ‘InstaStory’ kukullën në versionin e saj dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin:

“3-4 vite më parë. Kjo kukull u shit për bamirësi. Ishte një aktivitet i organizuar në shumë vende të botës me figura të njohura. Unë u zgjodha nga Shqipëria me 4 personazhe të tjerë. Tek unë u vlerësua influenca pozitive tek të rinjtë. Them se ky organizim ndryshoi jetën time për mirë dhe ishte një nga ato momentet që më bëri të reflektoj në jetë. Paratë e mbledhura nga shitja e këtyre kukullave shkuan tek Shtëpia e Foshnjes në Tiranë”. /revistawho.com