Këngëtarja shqiptare thumbon organizatorët e Këngës Magjike: Duhet të gjej mik të fortë për ta… – AlpeGossip
Këngëtarja shqiptare thumbon organizatorët e Këngës Magjike: Duhet të gjej mik të fortë për ta…

Këngëtarja shqiptare thumbon organizatorët e Këngës Magjike: Duhet të gjej mik të fortë për ta…

Filloreta Raçi ka qenë e ftuara e rradhës në emisionin “Thumb” nga Aulona dhe Fatma.

Këngëtarja ka treguar më shumë detaje nga karriera e saj në muzikë por edhe jeta personale. Dy moderatoret i kanë thënë Fifit se ka disa detaje në të cilat ajo ngjan shumë me fituesen e Eurovision 2018, Netta këngëtarja nga Izraeli. Rrjedhimisht ato e kanë pyetur nëse Fifi e ka menduar që të konkurrojë në Festivalin e Këngës kënga fituese e të cilit përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

“Festivalin e RTSH-së e mendoj por duhet me gjet mik të fortë. Di që nëse pretendoj të marrë pjesë duhet me gjet si do e fitoj. Është e dhimbshme që jemi i vetmi shtet që marim pjesë në Eurovision me këngë të shekullit 12 dhe pretendojmë të fitojmë e të marrim çmime. Të gjithë që kanë shkuar kanë qenë artistë të mirë. Fajin e kanë produktet. Bëje një këngë komerc dhe kallëzo art brenda se muzika nuk ka rregulla dhe mundesh të bësh çfarë të duash ti. “,- është shprehur Fifi duke shtuar se nëse ajo do të merrte pjesë nuk do shkonte me një këngë të stilit të vjetër.