Ditën e sotme personazhe të famshëm shqiptarë kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet e tyre sociale dhuratat e shumta që kanë marrë me rastin e festës së Shën Valentinit.
Së fundmi, atyre i është bashkuar edhe motra e Encës, Uindi Haxhia, e cila nëpërmjet një videoje ka treguar dhuratën marramendëse që i kanë dhuruar nga Kuba.
Uindi ka marrë një buqetë gjigante me trëndafila të kuq në formën e zemrës dhe jo vetëm, pasi buqeta ishte e mbushur edhe me kartmonedha të vendosura brenda saj.
“Me dashuri nga Kuba”- shkruan Uindi krahas videos ku tregon surprizën.