PAS ALUDIMEVE/ I zbuluan problemet me vjehrrit, reagon Genc Prelvukaj (FOTO) – AlpeGossip
PAS ALUDIMEVE/ I zbuluan problemet me vjehrrit, reagon Genc Prelvukaj (FOTO)

PAS ALUDIMEVE/ I zbuluan problemet me vjehrrit, reagon Genc Prelvukaj (FOTO)

Këngëtari Genc Prelvukaj dhe partnerja e tij, Eni Koçi, janë kthyer së fundmi në kryefjalën e mediave për shkak të lidhjes së tyre të dashurisë, të cilën e bënë publike në dhjetor të vitit që lamë pas.

Pas aludimeve se marrëdhëniet mes tij dhe kunatës, Gretës, janë prishur, tashmë në media po qarkullon lajmi se Genci nuk ka marrëdhënie të mira as me dy prindërit e partneres së tij. Thuhet se shkak për këtë është bërë diferenca në moshë prej 15 vitesh si dhe djali i Gencit nga martesa e parë.

Pas këtyre lajmeve, Genci ka reaguar  i acaruar ditën e sotme në profilin e tij në Instagram për ndjekësit që e kanë ofenduar në komente.

“Për ata 0.0001% që shajnë në koment në rrjete sociale, fort i dëshpëruari mik:

A ta merr mendja që njerëzit e suksesshëm zbrazin urrejtjen ndaj të tjerëve në komente? A ta merr mendja që kanë kohë? A e kupton sa në depresion e i pavlerë duhet me qenë me shfaq urrejtjen tek njerëzit e tjerë? A e kupton se me secilin koment të tillë tregon sa të thatë e kot e ke ndërtuar jetën? Etj etj.

Kuptoje, dështimi yt në jetë, i vëllait tënd apo i motrës nuk ndodh për faj të njerëzve të suksesshëm, por për shkak se jeni të paaftë në çdo gjë dhe dini veç të fajësoni të tjerët.”- shkruan Genci në postimin e tij.