Çdo vajzë e provon të paktën 1 herë: Enca sot e bën PËR HERË TË PARË (FOTO) – AlpeGossip
Çdo vajzë e provon të paktën 1 herë: Enca sot e bën PËR HERË TË PARË (FOTO)

Çdo vajzë e provon të paktën 1 herë: Enca sot e bën PËR HERË TË PARË (FOTO)

Prej vitesh, Enca mbetet një nga këngëtaret më të komentuara si për anën profesionale, projektet e reja që bëjnë gjithnjë bujë, ashtu edhe për jetën private të cilën e ruan hermetike.

Gjithashtu Enca njihet edhe si një nga vajzat më me stil të showbizit, jo vetëm në veshje, por edhe pamjen e saj që e ndryshon shumë shpesh.

Por deri më tani, ngjyrat e shumta që ja keni parë në flokë, janë falë parukeve, pasi vetë Enca nuk ka preferuar t’i dëmtojë duke i lyer flokët e saj të gjatë ngjyrë gështenjë.

Por si një proçes që thuajse çdo vajzë e provon të paktën një herë në jetë, edhe Enca ka vendosur t’i lyejë flokët.

Në një postim në Instastory ajo shkruan: “Gjejeni kush do i lyejë flokët shumë shpejt”.

Këngëtarja nuk e ka bërë ende të ditur se me cilën ngjyrë ka vendosur t’i lyejë, por duke qenë se i ka provuar thuajse të gjitha nuancat me paruket, do e ketë më të lehtë për të përzgjedhur.

 

Kujtojmë që Enca për shkak të ndryshimeve të shpeshta që bën në pamje, është krahasuar me Hannah Montana e cila çdo mbrëmje pas koncertit, hiqte paruken.

Hannah Montana Life 💪🏼

A post shared by ENCA (@enca) on