36 VITE MË E RE SE AI/ Al Pacino kapet mat me të dashurën (FOTO) – AlpeGossip
36 VITE MË E RE SE AI/ Al Pacino kapet mat me të dashurën (FOTO)

36 VITE MË E RE SE AI/ Al Pacino kapet mat me të dashurën (FOTO)

Al Pacino dukej mjaft i qeshur mbrëmjen e së shtunës teksa kaloi një mbrëmje të këndshme me të dashurën e tij, Meital Dohan.

Aktori legjendar i “Scarface”, ka mbi dy vite që është në lidhje dashurie me aktoren me origjinë izraelite.  Ylli irlandez 79-vjeçar u shfaq i veshur i gjithi në të zeza, me një këmishë, pallto dhe pantallona të zinj teksa ecte rrugëve të Los Angeles.

Në korrik të këtij viti, 43-vjeçarja ka konfirmuar gjatë  një interviste në një kanal televiziv izraelit se ishte në një lidhje me Pacino, teksa ai po luante në filmin “Once Upon a Time” në “Hollywood”.