RRËFIMI RRËNQTHËS/ Nebiu, babai i Dafina Zeqirit: Ajo më refuzon! – AlpeGossip
RRËFIMI RRËNQTHËS/ Nebiu, babai i Dafina Zeqirit: Ajo më refuzon!

RRËFIMI RRËNQTHËS/ Nebiu, babai i Dafina Zeqirit: Ajo më refuzon!

Rrëfimi rrëqethës i Nebiut, babait të këngëtares Dafina Zeqiri: Ma mori ish-gruaja kur isha në burg
“Dafinën nuk e kam takuar që kur ishte 2 vjec, ajo më refuzon”
Historia që do zbulojmë në vazhdim, nuk ka te bejë me emisionin ”Njerez të humbur”, por ajo është një ngjarje e cila pas vetes ka plot 22 vite.
Tentativat e një babai për të takuar të bijen, të cilen ia kane larguar nga shtepia në moshen 2-vjecare. Një takim i pamundur i një babai që ende e ka zemren të djegur që nuk po mund të komunikoje me vajzen e tij.
Një pamundesi apo një mungese e shansit për ta takuar, kjo nuk dihet.
Nebih Bajraktari është i ati i këngetares së njohur Dafina Zeqiri, e cila që nga mosha 2-vjecare kur është larguar nga shtëpia e saj me të ëmen, nuk e ka takuar të atin.
Ajo me të ëmen kishin braktisur Kosovën duke u vendosur në Suedi, ndërsa Nebihu kishte ngelur në Kosove pasi ishte i burgosur nga Policia serbe e me pas ka qenë pjesetarë aktiv në luftë.
Ai jeton sot me familjen dhe 5 fëmijet e tij, ndersa ka dhe nje mesazh për Dafinen, qe të takohet vetëm një ore me të dhe t’i tregoje gjithe të verteten siç ia ka treguar motrës së saj, Beses.
Ne vazhdim lexoni kete rrefim rreqethes…
Na trego pak për femijerine e Dafines, cfare femije ka qenë dhe ne cilën moshë e kanë larguar nga ju?
Aq sa mundem, ndonese nuk kam asnjë fshehtesi, do doja që te mos i shkaktoj asnjë të keqe vajzes. E vogel ka qenë shume aktive, fëmije i veçante, Besa ka qenë më e urte, kurse Dafina më “agresive”.
Une jam i ati i Dafina dhe Besa Zeqirit, ato kanë mbiemrin e nënës për arsye se nëna e tyre eshte larguar nga une dhe më vone mori edhe dy vajzat, Dafinën dhe Besen.
Ato janë larguar nga unë në moshën dy vjeçare.
Sa kohe keni qenë në martesë me të ëmen e Dafines?
Kam qenë 4 vite.
I kujtoni ju vetem ato 2 vitet e para qe keni qenë bashkë, po pastaj pse vendosi ish-bashkëshortja juaj t’ju ndaje me vajzat?
Per arsye interesi më shume sesa dashurie, ndaj vajzave te veta. Ajo ka ikur në Suedi, kurse unë atë kohe jam burgosur.
Nena e Dafines ka punuar në Gjykaten e Qarkut në Prishtine, kishte mundesi te bënte gjithçka që dëshironte.
Ke pasur mall për vajzat, kur i ke takuar ato për here të fundit?
Nuk di si ta përshkruaj mallin ndaj femijëve që i desha dhe i pagezova, Dafina dhe Besa.
Besen unë e kam takuar pas 21 vitesh, mund te shihni dhe foton në profilin tim, ai takim ishte gezimi më i madh i jetës sime pas çlirimit te Kosoves, që edhe une isha pjese e saj ne vitin 1998.
Po tani cili është raporti juaj me vajzat, veçanërisht me Dafinën?
Me Dafinën nuk jam takuar asnjëhere, kam tentuar disa here por nuk kam pasur sukses. Kurse me Besen jam takuar në momentin kur e ema e saj e largoi nga apartamenti dhe e hodhi në rruge.
Kishte ngelur pa te holla dhe pa rroba dimri dhe për fatin tim një shoqe i kishte thënë pse nuk i kerkon ndihmë babait tend, ndoshta nuk është dhe ai si mamaja.
Keshtu që unë menjëherë udhetova drejt Suedise dhe i ofrova ndihme dhe deri tani po kalojmeë shumë mirë bashkë.
Besa ka probleme me të emen për shkak se takohet me mua, ajo nuk do që vajza të mbaje kontakt me mua, por sidoqoftë të gjitha të keqijat them se janë zbuluar e Dafina nuk e di deri kur do të mbaje këtë qëndrim.
Ish-bashkeshortja juaj jua ka marrë me dhunë vajzat?
Melihatja i ka marre vajzat në të njëjtën dite kur unë jam arrestuar nga policia.
Cilat kanë qenë tentativat tuaja për të takuar Dafinen, nuk ka dashur ajo të takohet?
Kam tentuar permes nje shoqeje te saj, ajo është mjeke me profesion, kurse bashkeshorti i saj eshte kryekameraman ne RTV21.
Kam pire kafe me ta dhe ua kam shpjeguar të gjitha si ka ndodhur dhe kam kërkuar që të kem një takim e t’ia tregoj të vërtetën, por nuk kam pasur sukses.
Madje kam qenë në një mbremje ne Gjermani, i dola perpara, por ajo është larguar menjëherë nga skena e keshtu edhe kjo tentative dështoi.
Sikur ta lexoje ajo këtë interviste, cfare mesazhi do i kishit dhënë?
Kisha nje lutje, qe vetem një ore të takohem me të dhe të bisedoj që t’ia tregoj të vërtetën.
Jam nje baba që e dua shumë, sikur të ishte e mundur do te bëja gjithçka që është e mundur dhe e ndershme vetem qe ta dijë të verteten sikur motra e saj, Besa.
Po Besa tani jeton me ju bashkë?
Jo, ajo ka shtetesinë suedeze dhe jeton atje, tani eshte punësuar, jeton vetëm, por kontaktojmë shumë shpesh me njeri-tjetrin.
Si e shihni karrieren e Dafines si këngetare, si e keni pritur lajmin që ajo po merret me muzikë?
Sigurisht qe e kam pritur me shume kenaqesi, per here te pare e kam pare ne nje emision ku ajo ka interpretuar kengen e pare ne Suedi.
I kam thene bashkeshortes sime, sikur po me duket e njohur kjo vajza, e nderkohe papritur i del emri poshte ne titra Dafina Zeqiri, ky ka qene takimi i pare permes televizionit.
Tashme jeni i martuar e perveç Beses e Dafines, keni edhe femije të tjerë dhe një familje sigurisht?
Jam i martuar, kam 5 femijë, plus Besa e Dafina. Jetoj shumë mire, jam veteran i luftes, kam arritur te ndertoj shtepine time ne Ferizaj, kurse femijen me te vogel e kam 14 vjec.
Po kur lexon artikuj mbi jeten private të Dafines të prekin?
Me prekin shume, në zemer kam dhimbje e ne shpirt, jam munduar qe ta ndihmoj sa ka qene ne lidhje me Krenarin.
Kam pasur shume herë kontakt me të atin e Krenarit, unë dhe bashkeshortja ime kemi biseduar shume gjera me Sadikun, me ka njoftuar për të gjitha që kanë ndodhur.
Mes Dafines dhe nënës së saj ka pasur shume probleme me prinderit e Krenarit, por aq sa kam mundur kam bërë. Me e keqja eshte se kur babai i Krenarit i kishte thënë Dafines pse nuk takohesh me babain tend, ajo kishte ikur pa i kthyer pergjigje.