“DUHET TA MARRIM SERIOZISHT”/ Këngëtarja shqiptare infektohet me Koronavirus: Jam mirë dhe… (FOTO) – AlpeGossip
“DUHET TA MARRIM SERIOZISHT”/ Këngëtarja shqiptare infektohet me Koronavirus: Jam mirë dhe… (FOTO)

“DUHET TA MARRIM SERIOZISHT”/ Këngëtarja shqiptare infektohet me Koronavirus: Jam mirë dhe… (FOTO)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona është infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të disa postimeve në rrjete sociale.

Diona ka treguar se ndodhet e izoluar në shtëpi, në gjendje të stabilizuar. Këngëtarja është shprehur se Koronavirusi nuk është lojë dhe iu ka bërë thirrjeve qytetarëve të bëjnë kujdes.

“Më ka rënë Koronavirusi. Jam mirë, jam izoluar. Kjo është arsyeja pse nuk kam qenë aktive këto ditë. Nuk ishte shaka. Duhet ta marrim seriozisht”, është shprehur ajo mes të tjerash.