Reperja shqiptare Tayna që pas këngës “Columbiana” u bë shumë e njohur në vendin tonë dhe çdo këngë e saj u kthye menjëherë në hit që dëgjohet nga të gjithë.
Siç duket fama e saj do të dalë dhe jashtë kufijve shqiptar pasi ashtu si këngëtarja Era Istrefi, edhe ajo është shumë afër për të nënshkruar kontratën me një nga labelët e njohur në botë.
Ka qenë menaxheri i saj, Rinor Hykolli, ai i cili në një postim në ‘Instastory’ ka publikuar një foto në shkallët e ‘Ultra Music’ dhe ka etiketuar Taynën.
Një muaj më parë, Rinori ka refuzuar ofertën e parë nga ky label, por mesa duket shumë shpejt edhe Tayna ashtu si Era do të dëgjohet në të gjithë botën.