HARRUAN T’I JEPNIN ÇEKUN 10 MIJË EUROSH/ Donaldi bën reagimin epik: Se i harroni këto të voglat. Më duhen… (VIDEO) – AlpeGossip
HARRUAN T’I JEPNIN ÇEKUN 10 MIJË EUROSH/ Donaldi bën reagimin epik: Se i harroni këto të voglat. Më duhen… (VIDEO)

HARRUAN T’I JEPNIN ÇEKUN 10 MIJË EUROSH/ Donaldi bën reagimin epik: Se i harroni këto të voglat. Më duhen… (VIDEO)

Edicionit të parë të “Big Brother VIP” i erdhi fundi dhe fitues u shpall balerini i njohur, Ilir Shaqiri. Mes këtij të fundit dhe Donald Veshajt, publiku vendosi që të kurorëzonte si fitues të spektaklit balerinin.

Iliri arriti që të fitonte çmimin e madh prej 100 mijë euro, por për finalistët “Vëllai i Madh” dha 10 mijë euro për secilin.

Kur Donaldi hyri në studio, Arbana Osmani harroi që t’ia jepte çekun e tij, por ai nuk ngurroi që t’ia kujtonte.

Ishte momenti kur moderatorja e njohur po i jepte çekun e madh Ilirit, kur aktori i thotë Arbanës që t’i japë edhe atij 10 mijë euroshin që i takon.

“Më jepni dhe mua atë 10 mijë euroshin se i harroni këto të voglat, se do bëj kuzhinën me këto”, ka thënë Donaldi, të cilit me shaka Osmani i tha: “Nuk ti kam mbajtur”.

Batutë që shkaktoi shumë të qeshura në studio. Donaldi ndërkohë tha se e priste që të mos fitonte çmimin e madh.

“Të them të drejtën kisha një parandjenjë që nuk do të fitoja çmimin e madh të këtij edicioni të Big Brother. Do i marr më të mirën, kjo është jeta”, tha ai ndër të tjera.