FATMA LARGOHET NGA ''FUN DAY'' SEPSE ËSHTË SHTATZËNË/ Ja kush do ia zëri vendin - AlpeGossip
FATMA LARGOHET NGA ”FUN DAY” SEPSE ËSHTË SHTATZËNË/ Ja kush do ia zëri vendin

FATMA LARGOHET NGA ”FUN DAY” SEPSE ËSHTË SHTATZËNË/ Ja kush do ia zëri vendin

Siç dihet moderatorja e njohur e “In Tv”, Fatma Methasani dhe shefi i njohur i kuzhinës Alfio Rrotani janë në pritje të fëmijës së parë. Ndonëse ata ende nuk e kanë pranuar lajmin e ëmbël, burime pranë tyre kanë treguar se Fatma është disa muajshe shtatzënë dhe ata shumë shpejt do bëhen prindër.

Ndërkohë, me nisjen e sezonit të ri televiziv nuk dihet ende nëse Fatma do të prezantojë apo jo si çdo vit emisionin “Fun Day” në “In Tv”. Sipas ‘News31.al’, ajo për shkak të shtatzënisë mund të largohet dhe mendohet se vendin e saj mund ta zë gazetarja e emisionit, Irini Meçe.

Sipas tyre, Irini në profilin e saj në Instagram ka të shënuar “Skenariste e programit të përditshëm Fun Day” gjë që ka ngritur menjëherë aludimet se ajo mund të jetë moderatorja e re e emisionit deri sa Fatma të rikthehet.