ERMALI POSTON VIDEON E ËMBËL/ Ja si reagon vajza e këngëtarit kur dëgjon këngën e të atit (VIDEO) – AlpeGossip
ERMALI POSTON VIDEON E ËMBËL/ Ja si reagon vajza e këngëtarit kur dëgjon këngën e të atit (VIDEO)

ERMALI POSTON VIDEON E ËMBËL/ Ja si reagon vajza e këngëtarit kur dëgjon këngën e të atit (VIDEO)

Këngëtari Ermal Fejzullahu njihet për hitet e tij të suksesshme. Ai kurrë nuk zhgënjen fansat me prurjet e tij. Së fundmi, Ermali ka lançuar bashkëpunimin tij me Ledri Vulën të cilin e kanë titulluar ”M’ke harru”.

Teksa këngëtari poston në storyn e tij të Instagramit video të fansave të tij duke dëgjuar e kënduar bashkëpunimin e tij të ri, vëmendjen na e tërheq një filmim i veçantë. Gruaja e Ermalit, ka postuar një video të vajzës së tyre të vogël duke kërcyer e kënduar me zell teksa dëgjon këngën e re të Ermalit.

Videoja është shumë e ëmbël dhe e bukur, kështuqë as Ermali nuk ka hezituar ta postoj vetë në storyn e tij në llogarinë e Instagramit.

Dhe ne ju bëjmë me dije se bashkëpunimi i Ermal Fejzullahut dhe Ledrit u postua para një jave dhe deri tani ka arritur të mbledhë 2,738,077 klikime.