DY ISH PARTNERET PËRBALLË NË STUDIO/ Stine: Më pëlqeu që ju pashë në paqe (VIDEO) - AlpeGossip
DY ISH PARTNERET PËRBALLË NË STUDIO/ Stine: Më pëlqeu që ju pashë në paqe (VIDEO)

DY ISH PARTNERET PËRBALLË NË STUDIO/ Stine: Më pëlqeu që ju pashë në paqe (VIDEO)

Stine ishte i ftuari special i kësaj puntate në “Why Not” në RTV Ora. Moderatorja Roza Lati nuk hezitoi ta pyeste nëse kishte parë puntatën ku është e ftuar ish-i i tij, Graciela.

“Po e kam parë. E ndoqa vetëm kur hyri, pastaj më ikën dritat”, tha ai duke qeshur.

Më pas sqaroi se i pëlqeu emisioni pasi dy ish-at e tij arritën të dhuronin spektakël duke qenë në paqe me njëra-tjetrën. Stine la të nënkuptohej se janë shuar zënkat mes tyre dhe tashmë merren vesh mirë.

Stine:  Në emision kishit goxha komunikim të mirë, merreshit vesh. Më pëlqeu që ju pashë në paqe se gjithmonë ka patur probleme mes teje dhe asaj.

Roza Lati: Nuk e di zemër, unë kam qenë rehat me veten time.

Stine: Edhe ne rehat kemi qenë me veten tonë, por backstage është më i vështirë se paraskena.