TAYNA, LEDRI VULA APO GETOARI? Mësoni shumat marramendëse që marrin nga një koncert këngëtarët shqiptarë – AlpeGossip
TAYNA, LEDRI VULA APO GETOARI? Mësoni shumat marramendëse që marrin nga një koncert këngëtarët shqiptarë

TAYNA, LEDRI VULA APO GETOARI? Mësoni shumat marramendëse që marrin nga një koncert këngëtarët shqiptarë

Përveç pagesës së caktuar për të kënduar gjatë një dasme apo koncerti muzikor, ajo që i mban më aktivë dhe më në formë këngëtarët shqiptarë, nuk ka dyshim se janë ‘bakshishet’ nëpër dasma tradicionale, që njëherësh janë edhe fitime të pallogaritshme që marrin gjatë tërë vitit, sidomos në sezonën e verës.

Kështu, fitimet e artistëve shqiptarë për performancën e tyre gjatë vitit janë vlera marramendëse.

Për vetëm një natë, më saktësisht për disa orë fitojnë me mijëra euro, gjë që i bën një pjesë të tyre të mbajnë nga dy apo edhe më shumë koncerte brenda një dite.

Megjithatë, shpeshherë është diskutuar që këngëtarët po paguhen shumë për disa orë dhe sipas raportimeve për Telegraf, shifrat i kalojnë 4,000 apo 5,000 euro.

Madje, edhe këtë vit menaxherët e njohur të këngëtarëve shqiptarë publikuan disa shifra që kanë shkuar deri në 10,000 euro apo 12,000 euro, natyrisht për një këngëtar/e të caktuar.

Ndonëse shifrat rrallë e thuajse fare janë bërë publike në formë zyrtare, kjo gjë vazhdon të dëshmohet mjaft mirë me jetën luksoze që bëjnë, përfshirë edhe klipet e pushimet e tyre që tashmë ekspozohen më së shumti përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarët si Tayna, Ledri Vula Ghetto Geasy, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Mozzik, Meda e shumë të tjerë, janë ndër emrat që pëlqehen më shumë nga publiku për të cilët thuhet se paguhen mjaft mirë.

Lidhur me këtë, në muajin nëntor ish-menaxher i disa këngëtarëve shqiptarë, Drin Zatriqi, kërkoi nga Qeveria e re që të rregullohet edhe tatimi i estradës, duke publikuar edhe çmimet për ca artistë që përfitojnë nga koncertet.

Çmimet për disa artistë për një koncert:

Tayna 8.000 – 12.000 euro

Ledri Vula 8.000- 10.000 euro

Capital T 6.000 – 8.000 euro

Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro

Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro

Dhurata Dora 6.000-7.000 euro

Noizy 6.000 – 8.000 euro

Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro

Meda: 6.000 – 7.000 euro

Labinot Tahiri – 5.000 euro

Sinan Vllasaliu – 5.000 euro

Ramadan Krasniqi – Dani – 5.000 euro

Fero 3.000 – 4.000 euro

Rina Balaj 3.000 – 4.000 euro

Gjiko 3.000 – 4.000 euro