ANKANDI NË TOKIO/ Ja sa kushtoi peshku ton gjigant prej 276 kg – AlpeGossip
ANKANDI NË TOKIO/ Ja sa kushtoi peshku ton gjigant prej 276 kg

ANKANDI NË TOKIO/ Ja sa kushtoi peshku ton gjigant prej 276 kg

Ankandi i parë i peshkut ton për këtë vit u mbajt gjatë fundjavës në një treg në Tokio,  ku një peshk ton blu gjigant u shit për 1.8 milionë dollarë, që është çmimi i dytë më i lartë në histori.  Peshku u kap në ujërat që lagin Aomori, prefekturën veriore të Japonisë, dhe peshonte 276 kilogram.

Kiyoshi Kimura, pronari i një zinxhiri restorantesh të sushit të quajtur “Sushizanmai”, bëri ofertën fituesi për të dytin vit radhazi.  Kimura është pjesëtar i rregullt i ankandit të Vitit të Ri.

Ai ishte gjithashtu fituesi i ankandit të vitit të kaluar për peshkun ton më të shtrenjtë në histori, ku pagoi 3 milionë dollarë për peshkun prej 278 kilogram.

Kimura tha se pavarësisht se peshku ishte i shtrenjtë, ai e bëri ofertën me kënaqësi, në mënyrë që të mund t’i shërbente peshkun ton më të mirë klientëve të tij.