Miriam Cani e ka nisur ditën në mënyrën më të bukur. Ajo ka zgjedhur të publikojë një foto familjare ku shfaqet krah bashkëshortit dhe të voglës Ameli. Prej ditësh, çifti i njohur i showbiz-it, Alban dhe Miriam, bashkë me vajzën e tyre janë larguar për pak ditë buzë detit dhe qetësisë që të ofron natyra. Fotot e publikuara nga ditët e pushimit kanë qenë të shpeshta, por ajo që është publikuar pak orë më parë është më specialja. Si rrallëherë ata janë të tre në një foto dhe krahas saj këngëtarja ka zgjedhur të citojë pak rreshta nga kënga më e suksesshme e vitit që lamë pas, ‘Shallow’ që këndohet nga Lady Gaga.
Kaq ka mjaftuar për të zbukuruar mëngjesin dhe ditën e shumë fansave të familjes së njohur.