NUK ËSHTË TËRHEQUR NGA POLITIKA/ Moderatorja e njohur zgjidhet anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së – AlpeGossip
NUK ËSHTË TËRHEQUR NGA POLITIKA/ Moderatorja e njohur zgjidhet anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së

NUK ËSHTË TËRHEQUR NGA POLITIKA/ Moderatorja e njohur zgjidhet anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së

Ditën e djeshme në Kuvend është prezantuar lista e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, që përbëhet nga 350 anëtarë.

Mes tyre është edhe emri i moderatores së “Wake Up” Ori Nebiaj.

Pavarësisht se prej kohësh Ori moderon një emision mëngjesi duket se ajo nuk është tërhequr nga politika. Madje rikujtojmë se  ka qenë zëdhënëse për shtyp e kësaj partie, për tu zëvendësuar më pas nga Laura Vorpsi.

Ajo ka kandiduar edhe në vitin 2014 për anëtare të Këshillit Kombëtar, por është zgjedhur si pjesë e tij pikërisht tani 4 vite më vonë.