RIKTHIMI I LARGËT I “FRIENDS”/ Zbuloni sa fitojnë aktorët e serialit çdo vit që nga 2004-a – AlpeGossip
RIKTHIMI I LARGËT I “FRIENDS”/ Zbuloni sa fitojnë aktorët e serialit çdo vit që nga 2004-a

RIKTHIMI I LARGËT I “FRIENDS”/ Zbuloni sa fitojnë aktorët e serialit çdo vit që nga 2004-a

Cast-i i “Friends” fiton çdo vit një shumë marramendëse falë kohës që ata kanë kaluar në serial, gati 15 vjet pas mbarimit të tij.

Seriali u mbyll 2004, e në atë kohë gjashtë aktorët paguheshin nga 1 milionë dollar për episod, pra me 24 episode që kishte një sezon merrnin gati 24 milionë dollar në vit. Mesa duket producentët dhe menaxherët e dinin që seriali do të shfaqej në television dhe pas shumë vitesh, prandaj nënshkruan me aktorët një kontratë që aktorët që të merrnin 2% të fitimeve.

Me pak fjalë, marrin 2% të asaj që fiton Warner, dhe nëse mendoni se kjo shifër është shumë e vogël, po ju them në këtë rast përkthehet në 20 milionë dollar për çdo aktor, nga gati 1 miliardë që fiton kompania e filmit. Madje kjo shifër mund edhe të shtohet, duke qenë se pritet të marrin dhe fitimet nga Netflix.

Ndoshta kjo është dhe arsyeja që po e vonojnë një rikthim të “Friends” në ekran, sepse si të punojnë si të mos punojnë në sheshin e xhirimit, fitojnë pak a shumë po aq të ardhura.