Duhet ta pranojmë: Të gjithë e kemi “me pak stres” momentin kur duhet të bëjmë foton e pashaportës. E para pasi mendojmë se nuk do dalim dhe aq bukur, e dyta pasi nuk mundesh ta bësh foton për të dytën herë dhe praktikisht për 10 vitet e ardhshme do të duhet të mbash të njëjtën pashaportë.
Por mesa duket Jonida Maliqi nuk e ka këtë “shqetësim”. Përveç faktit që ka dalë shumë bukur në foton e pashaportës, ajo që ne të “News31” nuk mundëm të mos e vinim re ishte një detaj që nuk e dinim më parë për artisten.
Duket se Jonida Maliqi që të gjithë njihnim, nuk korrespondon me këtë mbiemër në pashaportë. Siç shihet këngëtarja e ka mbiemrin e vërtetë “Maliqaj”.
Ndoshta është bërë ndonjë ngatërresë gjatë bërjes së pashaportës, regjistrimit në Gjendjen Civile (siç ndodh shpesh në Shqipëri) ose me të vërtetë Jonida mbiemrin e ka “Maliqaj” por ka vendosur që në publik të shfaqet me “Maliqi” sepse tingëllon më mirë me emrin e saj.
Megjithatë, sigurisht që për ne nuk bën ndonjë diferencë të madhe, pasi të gjithë e duam për zërin dhe atë që Jonida është, e jo për mbiemrin që ka. Besojmë njësoj mendojnë dhe dashamirësit e saj.
Pra Jonida le të kthehemi tek çështjet e rëndësishme, si ia dole të shkrepësh një foto të bukur pashaporte?