Këngëtarja bukuroshe shqiptare, Elvana Gjata duket mjaft provokuese në fotografitë dhe videot e fundit të publikuar në “Instagram”. Ajo është shfaqur e gjitha, e veshur me të kuqe, duke filluar nga fustani, kapelja dhe deri te këpucët.
Adhuruesit e saj të shumtë duket se e kanë pëlqyer shumë, duke dhënë pëlqimet dhe komentet e pafundme.
Por nuk kanë qenë vetëm ata të cilët e kanë shfaqur simpatinë ndaj Elvanës, në videon e fundit ajo që na bëri përshtypje ishte dhe komenti i doktorit të Vipave Skerdi Farisë i cili i thoshte:
“Tumankuqe moj belhollë, ma bën me sy ma bën me dorë”.
Mesa duket Skerdi është bërë nostalgjik duke parë Elvanën dhe i ka thurur disa vargje të një prej këngëve më të dëgjuara shqiptare./AlpeNews.al/