Kur të TRADHËTON vetja! Ja VIP-at që nuk e panë çfarë postuan dhe u FËLLIQËN publikisht (FOTO) – AlpeGossip
Kur të TRADHËTON vetja! Ja VIP-at që nuk e panë çfarë postuan dhe u FËLLIQËN publikisht (FOTO)

Kur të TRADHËTON vetja! Ja VIP-at që nuk e panë çfarë postuan dhe u FËLLIQËN publikisht (FOTO)

Të postosh një foto apo video në rrjetet sociale sot është bërë e rrezikshme. Pavarësisht se ti mendon se nuk do kapet një detaj, fansat apo dhe vet VIP-at ja kapin njëri tjetrit gabimet.

Ka VIP-a që nuk kanë menduar dy herë përpara se të publikonin një foto në Instagram dhe pasi kanë rënë pre e sulmit me komente, e kanë fshirë foton.

Por jo aq shpejt sa ne mos ta ruajmë. Duke filluar që nga photoshopi e deri tek skandalet në skenë, këto janë disa prej personazheve shqiptare që kanë lënë NAM.

Së fundmi ka qarkulluar në rrjet një foto e Klevi Kadillit, moderatorit të Top Channel. Në një video që ka postuar në Instastory, Klevi se ka parë që në pantallonat e tij diçka nuk shkonte. Këtë detaj e kapi Linda Rei e cila e ka ironizuar në rrjete sociale.

Aurela Hoxha është një nga femrat më të komentuara, por shpesh fansat e kapin MAT duke përdorur photoshop. Ne nuk jemi kundra të përdorurit photoshop, por të mos ekzagjerohet deri aty sa të bëhesh qesharake. Aurela poston shpesh foto me bikini. Dy nga fotot  e saj më të përfolura janë një që ka zmadhuar këmbën dhe një tjetër  pranë një pishine, por në tentativë për të zmadhuar të pasmet dhe holluar belin ajo ka shtrembëruar pishinën. Pasi fansat e dalluan menjëherë photoshopin, Aurela e fshiu foton.

Ingrit Gjoni ka dështuar me photoshopin gjithashtu. Këngëtarja postoi një foto seksi me body dhe geta, por dera prapa saj dukej e shtrembëruar. Fansave nuk kishte si t’ju shpëtonte dhe Ingriti u detyrua ta fshijë foton.

Angela Martini mbetet një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe nuk pritej që një modele si ajo të përdorte photoshop, por ja që ndodhi. Para disa kohësh Anxhela pati postuar një foto të cilës i kishte photoshopur barkun, mirëpo para se ta hidhte nuk e ka parë dy herë dhe pasqyrimi në xham e nxori bllof.

Fjolla Morina nuk e kishte vënë re se kishte shtrëmbëruar dyshemenë para se të postonte foton. Edhe Fjolla pasi u kryqëzua nga fansat e fshiu postimin.

Bleona Qereti ka qenë pjesë e diskutimit të fansave pasi ajo ka postuar një foto ku shafqet duke bërë make-up me një robdishampër, ku në pah duket se i ka dalë pak gjoksi menjëherë një fanse e saj e ka akuzuar se ka bërë photoshop. Gjoksi i saj duket i valëvitur, dhe fanses nuk i shpëtoi ky detaj. Mirëpo Bleona reagoi duke ju thënë se është origjinal dhe jo si ca të tjera që e kan si tip tenisi.

Lori Hoxha akuzohet shpesh nga fansat për përdorimin e photoshopit dhe foto e fundit e cila u diskutua shumë ishte një foto ku ajo ndodhej në plazh dhe gishtat e saj kishin marrë një formë të çuditshme.

Marina Vjollca u bë pjesë e vajzave që përdorin photoshop por nuk e pohojnë. Ajo ka postuar një foto në instagramin e saj ku fansat dalluan mungesën e gishtit të madh të dorës. Në pamje të parë fotoja duket normale por fansave të cilëve nuk ju shpëton gjë vunë re detajin. Përgatiti AlpeNews.al