Kiara flet pas NDARJES nga Butrinti: Isha e FIKSUAR pas tij, ja pse nuk jemi më bashkë… – AlpeGossip
Kiara flet pas NDARJES nga Butrinti: Isha e FIKSUAR pas tij, ja pse nuk jemi më bashkë…

Kiara flet pas NDARJES nga Butrinti: Isha e FIKSUAR pas tij, ja pse nuk jemi më bashkë…

Marrëdhënia mes moderatores Kiara Tito dhe këngëtarit Butrint Imeri ka qenë prej kohësh shumë e komentuar në mediat rozë. Ata janë parë shumë herë nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje janë fotografuar duke kaluar kohë bashkë.

Megjithatë edhe pse u përfol shumë se dy personazhet e njohur janë në një lidhje ata gjithmonë në intervistat e tyre e kanë mohuar dhe kanë deklaruar se janë vetëm miq. Përpara disa javësh Butrinti e hoqi Kiarën nga Instagram dhe pak kohë më vonë dhe ajo filloi mos ta ndiqte më atë, gjë që bëri që të gjithë të aludonin se çifti ishte ndarë.

Ditën e sotme moderatorja ka qenë e ftuar në ‘Pop Culture’ ku është ngacmuar nga Dojna për këtë temë. Ajo i ka treguar disa nga momentet kur Butrinti ka qenë i ftuar në emisionin e Kiarës dhe moderatorja flirtonte me të.

Pasi u transmetua video, Dojna i është drejtuar Kiarës duke i thënë që ajo kishte flirtuar shumë me të në emision.

Mirëpo Kiara duke qeshur ka treguar se Butrintin e ka pasur shumë qejf si artistë dhe ishte e afeksionuar pas këngëve të tij, mirëpo midis tyre nuk ka asgjë.

“Po pse se ke të dashur Butrintin”, e pyet Dojna.

“Sepse është larg, nuk funksionon lidhja në distancë”, ka treguar moderatorja duke zbuluar kështu arsyen pse janë ndarë.

Më pas Dojna e ka pyetur se kë do donte të kishte të dashur nga personazhet e famshëm në Shqipëri dhe përgjigja e Kiarës ka shkaktuar habi tek moderatorja.

Ajo është përgjigjur se do donte të kishte Butrintin dhe ka filluar të qesh.

Ndër të tjera Kiara është pyetur edhe për këngën e njohur të Butrintit ‘Xhanam’ ku u përfol shumë nga fansat dhe portalet se ajo këngë i është dedikuar Kiarës, por moderatorja e mohoi një gjë të tillë duke treguar se kënga është për fansat e tij dhe jo për të.