“TË DUA DERI…”/ Dj PM i bën dedikimin emocionues Sarah Berishës – AlpeGossip
“TË DUA DERI…”/ Dj PM i bën dedikimin emocionues Sarah Berishës

“TË DUA DERI…”/ Dj PM i bën dedikimin emocionues Sarah Berishës

Sarah Berisha dhe Dj Pm janë një ndër çiftet më të dashura për publikun. Dyshja u njohën gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP”, ku nisën dhe romancën e tyre e cila vazhdon ende edhe sot.

Dyshja edhe pse kaë preferuar ta mbajnë lidhjen e tyre larg vëmendjes së publikut ata shpesh herë publikojnë disa nga momentet e tyre më të bukura. Së fundmi PM e ka surprizuar blogeren për Shën Valentin duke i dhuruar një buqetë me lule dhe një pusullë ku mbi të ishin shkruar fjalët më të ndjera nga muzikanti.

“Urime Shën Valentinin zemër! Të dua deri në Shën Valentinin e fundit të jetës! I joti PM”, shkruhej në pusullë, ndërsa Sara shkroi krahas postimit: “Të dua shumë”– duke etiketuar emrin e Pajtimit.

Kujtojmë se këngëtari Young Zerka i bëri lëmsh të gjithë me deklaratën e tij disa javë më parë ku u shpreh se Sara Berisha dhe Dj PM do të bëheshin prindër.

Artisti i cili ishte një ndër të ftuarit në programin “Zemër Luana”, u vu përball një sfide ku duhej të tregonte një sekret të personazhit që i dilte në foto.

“Ashtu si Pm dhe Dagz do të bëhet baba,”– u shpreh këngëtari, duke i bërë të gjithë të mendojnë se çifti ka në plan ta çojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel.

E teksa lajmi bëri xhiron e rrjetit, erdhi dhe reagimi i Sara Berishës. Blogerja  konfirmoi për “Anabel.al” se nuk është në një pritje të ëmbël duke e hedhur kështu poshtë deklaratën e Zerkës.