Disa orë më parë, Graniti ka vendosur që t’i thotë në sy Fifit se e do shumë si person, por nuk shikon se mund të ketë diçka më shumë mes tyre. Sipas tij, kjo lidhje e supozuar mes tyre është zgjatur më shumë seç duhet.
Ajo është larguar për në shtratin e saj, teksa Graniti i ka shkuar pas. “M’u largo. E ke block”,-i ka thënë këngëtarja e lënduar.
Por duket se tani gjërat janë sqaruar dhe ata kanë vendosur që të bëjnë paqe me njëri-tjetrin. Tashmë ata janë parë sërish pranë njëri-tjetrit, e madje Fifi nuk ka ngurruar që t’i japë ushqim me dorën e saj Granitit.