RUDINA DEMBACAJ NDRYSHON MENDIM/ Pranon komentet e ndjekësve për lidhjen e saj me Mark Frrokun – AlpeGossip
RUDINA DEMBACAJ NDRYSHON MENDIM/ Pranon komentet e ndjekësve për lidhjen e saj me Mark Frrokun

RUDINA DEMBACAJ NDRYSHON MENDIM/ Pranon komentet e ndjekësve për lidhjen e saj me Mark Frrokun

Reagimet e ndjekësve lidhur me romancën e Rudina Dembacaj dhe Mark Frrokut ishin nga më të ndryshmet. Ishte kjo arsyeja që Rudina mori një vendim: aktorja i mbylli komentet për të gjitha fotot që publikonte krah partnerit.

Por, në postimin e fundit Dembacaj ka ndryshuar mendim. Ajo shihet në krahët e Frrokut, ndërsa ka shkruar: “Nuk është kafeina ajo që më mban zgjuar natën. Je ti!” Këtë herë, Rudina i ka pranuar komentet e ndjekësve, që më së shumti i kanë uruar çiftin për lidhjen e tyre. Sa për Dembacaj, ajo duket më e lumtur se kurrë me Frrokun përkrah.

Ndonëse e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë, aktorja tashmë ndan shumë foto e video në rrjet, ku shihet qartazi se po shijon në maksimum dashurinë e saj me ish-deputetin. /News31.al