“I DUA…”/ Zaimina Vasjari na tregon ‘fiksimin’ e saj të ri (FOTO) – AlpeGossip
“I DUA…”/ Zaimina Vasjari na tregon ‘fiksimin’ e saj të ri (FOTO)

“I DUA…”/ Zaimina Vasjari na tregon ‘fiksimin’ e saj të ri (FOTO)

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari është bërë nënë për herë të dytë në 21 mars të këtij viti. Lajmin e bukur e ka bërë me dije bashkëshorti i këngëtares, Klodian Asllani me anë të një postimi në Instastory në rrjetin e tij social Instagram. Përkrah një fotografie ku shihen tullumbace blu dhe një arushë, shkruhej “Mirë se erdhe Kamar”, duke zbuluar në këtë mënyrë edhe emrin me të cilin ata kanë pagëzuar të birin. Bukuroshja është gjithashtu nënë e një vajze më të madhe të quajtur Khloe dhe padyshim fëmijët janë lumturia më e madhe e saj ashtu si të cdo prindi.

Zaimina e ka mbajtur shumë private martesën dhe postimet me bashkëshortin e saj në rrjete sociale kanë qenë shumë të rralla, por fotot dhe videot nga përditshmëria e saj dhe e fëmijëve nuk kanë munguar. Tashmë jemi shumë pranë muajt dhjetor dhe të gjithë e dimë se me dhjetorin vijnë edhe festat e fundvitit. Edhe pse pak herët disa dyqane kanë nisur nga shitja e ëmbëlsirave ose zbukurimeve të Krishtlindjes dhe duket se Zaiminës këto nuk i kanë shpëtuar. Bukuroshja ka postuar një foto në Instastory, ku na ka treguar kështu ‘fiksimin’ e saj dhe ato janë panetonet.

Zaimina e ka treguar gjithmonë pasionin e saj për makinat e shtrenjta dhe sidomos prej kohësh tashmë në tipet e fundit të markës ‘Range Rover’. Para pak ditësh Zaimina me anë të postimi në Instagram na ka treguar se ka bërë një blerje të re të koleksionit të ri ‘Range Rover Sport 2022′ , një makinë mjaft e kushtueshme.