U MARTUAN PARA PAK KOHËSH/ Blero dhe Afrona akoma nuk jetojnë bashkë – AlpeGossip
U MARTUAN PARA PAK KOHËSH/ Blero dhe Afrona akoma nuk jetojnë bashkë

U MARTUAN PARA PAK KOHËSH/ Blero dhe Afrona akoma nuk jetojnë bashkë

Pas përgatitjeve një (a më shumë) vjeçare, Blero Muharremi dhe Afrona Dika lidhën kurorë më 21 shtator,  në plazhin e Ranës së Hedhun. Ceremonia bëri shumë bujë, nusja veshi tre fustane dhe e pranishme ishte edhe vajza e Bleros, Tara, nga martesa e mëparshme.

Për Prive, Blero dha intervistën e parë pas ceremonisë. Ai tregoi se muajin e mjaltit do ta kalojnë në Haëai, në nëntor dhe deri atëherë do të jetojnë ku t’u bjerë për mbarë. Çiftin nuk jeton nën të njëjtën çati, pasi porsi Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi, njëri duhet të sakrifikojë jetën e ndërtuar në një qytet.

“S’kemi vendosur ende ku. Ne kemi banesë edhe në Prishtinë, edhe Zvicër, kështu që varet. Por varet edhe prej angazhimeve tona. Nuk do të thotë që duhet të bashkëjetojmë menjëherë. Ne kemi projektet tona në punë, shyqyr që jemi mirë me njëri-tjetrin. Kemi përballuar distancën shumëvjeçare, kështu që së shpejti, s’kemi ndonjë datë, do të bashkëjetojmë,” tha Blero.

Gjithashtu, kur të zgjidhin këtë dilemë, dyshja ka ndërmend të bëjë pesë a gjashtë fëmijë.