”DUHET TË MËSOHESH TË MOS LEJOSH…”/ Pas ndarjes, Keisi tregon si ja shkatërroi distanca lidhjen me Stresin – AlpeGossip
”DUHET TË MËSOHESH TË MOS LEJOSH…”/ Pas ndarjes, Keisi tregon si ja shkatërroi distanca lidhjen me Stresin

”DUHET TË MËSOHESH TË MOS LEJOSH…”/ Pas ndarjes, Keisi tregon si ja shkatërroi distanca lidhjen me Stresin

Historia e dashurisë së Stresit dhe Keisit u bë shumë virale në media për shkak se dyshja nuk u panë më bashkë. Pas fejejsës së bujshme, Keisi u largua nga Shqipëria për pak kohë, dhe kjo na bëri të dyshojmë se midis tyre kishte marrë fund gjithcka.

Por në një dalje publike të Stresit, ai i kërkoi Keisit të luftojnë për atë që ndjejnë, dhe se nuk do heqë dorë nga bukuroshja. Ditën e sotme Keisi ka lejuar fansat që t’a pyesin lidhur me jetën e saj. Dhe bukuroshja u është përgjigjur disa prej tyre.

Fansja e pyet: “Ndonjë këshillë për lidhjet në distancë, jam në këtë situatë dhe qenka e vështirë”. Ndërkohë Keisi është përgjigjur:”Duhet të mësohesh të mos lejosh gjërat e vogla të ndikojnë tek ti, përndryshe do të jetë keq për të gjithë”,-ka shkruar ajo. Mos ndoshta kjo lidhet me Stresin dhe distancën e largët në të cilën ata ndodhen momentalisht?