JONIDA FESTON DITËLINDJEN/ Dojna Mema i kushton fjalët më të ëmbla (FOTO) – AlpeGossip
JONIDA FESTON DITËLINDJEN/ Dojna Mema i kushton fjalët më të ëmbla (FOTO)

JONIDA FESTON DITËLINDJEN/ Dojna Mema i kushton fjalët më të ëmbla (FOTO)

Dojna Mema njihet për natyrën e saj mjaft të sinqertë. Moderatorja e njohur ka shumë miq e mikesha, me të cilët gëzon një raport shumë të mirë. E po ashtu edhe me kolegët e saj, Dojna ruan marrëdhënie të shkëlqyera.

Një ndër to është edhe Jonida Alickolli. Përmes një fotoje të postuar nga Dojna, kemi kuptuar se Jonida festoon sot ditëlindjen. E sigurisht nuk mund të mungonte urimi i koleges, që në orët e para të mëngjesit për miken e saj të dashur.

“Kjo goca këtu është mamaja e dy yllkave dhe shoqja më ë mirë që mund të kesh. Gëzuar ditëlindjen Jonida”,-ka qenë urimi i Dojnës. E më poshtë si për t’a kthyer në shaka ajo shkruan:”Mezi gjeta një foto ku dukemi “normale, (dmth unë me këtë fustanin jo dhe aq, por nejse)”,-ka përfunduar moderatorja urimin, duke e shoqëruar me disa emoji të qeshurash.