PJESË E FAMILJES/ Bella Hadid feston ditëlindjen me këngëtaren shqiptare – AlpeGossip
PJESË E FAMILJES/ Bella Hadid feston ditëlindjen me këngëtaren shqiptare

PJESË E FAMILJES/ Bella Hadid feston ditëlindjen me këngëtaren shqiptare

Bella Hadid ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e 23-të pranë njerëzve të saj të dashur. Dhe kur themi njerëz të dashur këtu futet edhe kunata e saj, Dua Lipa e cila prej muajsh është në një lidhje dashurie me të vëllanë e Bellës, Anwarin.

Modelja e njohur Bella, motra Gigi dhe mamaja e tyre Yolanda, janë fotografuar rrugëve të New York duke ecur së bashku. Por ajo që na habiti ishte se familja Hadid kishin zgjedhur të kalonin ditën e gëzuar të Bellës edhe me Dua Lipën. Së bashku ato kanë dalë, dhe dukeshin të buzëqeshura.

Modelet e njohura prej kohësh e kanë simpatizuar Duan si një artiste, por tanimë janë bërë edhe më të afërta me të. Si një familje e vërtete, ato kanë kaluar disa momente të gëzuara nën shoqërinë e njëra-tjetrës.