Devis Xherahu HABIT Rudina Magjistarin: Unë kam dy të dashura, gjithmonë e kam thënë… – AlpeGossip
Devis Xherahu HABIT Rudina Magjistarin: Unë kam dy të dashura, gjithmonë e kam thënë…

Devis Xherahu HABIT Rudina Magjistarin: Unë kam dy të dashura, gjithmonë e kam thënë…

I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” ishte këngëtari i mirënjohur shqiptar, Devis Xherahu i cili përpos projekteve të reja e anës profesionale u ndal edhe tek jeta private.

Si rrallëherë ai foli më gjatë edhe për partneren e tij Ertemiona duke e habitur Rudinën e cila i tha se është hera e parë që ai flet kaq hapur.

“I hapur kam qenë gjithmonë, por ju nuk më keni pyetur”, tha Devisi teksa tregoi se tani që partnerja e tij ndodhet në Hong Kong për një sfilatë, atë e merr malli.

Nga ana tjetër Ertemiona kishte dërguar edhe një video mesazh për Devisin nga Hong Kongu dhe një përshëndetje për të gjithë.

Më pas Rudina i kërkoi Devisit të këndonte një këngë në studio me kitarën e tij dhe para kësaj këngëtari u shpreh: “Unë e them gjithmonë, kam dy të dashura, atë dhe kitarën”./Xing.al