U HABITËM/ Murati e la për Olën, por veprimi i Sindit na la gojëhapur (FOTO) – AlpeGossip
U HABITËM/ Murati e la për Olën, por veprimi i Sindit na la gojëhapur (FOTO)

U HABITËM/ Murati e la për Olën, por veprimi i Sindit na la gojëhapur (FOTO)

Pak ditë më parë Murati i kërkoi Sindit të tërhiqte deklaratën se ishte vetëm për të në studio. Shkak për krisjen e marrëdhënies së tyre u bë takimi i Muratit me Olën, për të cilin Sindi u shpreh shumë e zhgënjyer.

Ajo e cilësoi Muratin si çunak që jepet vetëm për gjënë fizike dhe bie pre e provokimeve. Mirëpo, në puntatën e sotme të “Përputhen”, Sindi i habiti të gjithë me fjalët për Muratin. Ajo i uroi më të mirat, si dhe i kërkoi falje.

“Pëlqimi për Muratin ishte i vërtetë, mbase kisha krijuar dhe ndjenjë. Mbase atë ditë isha shumë e nevrikosur me Muratin dhe gjithë situatën dhe doja t’i kërkoja falje nëse nuk i kam thënë fjalët që do doja t’i thoja çdokujt që kam pasur përzemër por është larguar prej meje. Këto fjalë janë: unë uroj që ti të jesh gjithmonë i lumtur, kushdo të jetë lumturia jote dhe shpresoj të të shoh gjithmonë të lumtur dhe të buzëqeshur”, i tha Sindi.